Kurban Bajrami, Kryemadhi: Të jemi vëllezër me njëri-tjetrin për të mirën e...

Kurban Bajrami, Kryemadhi: Të jemi vëllezër me njëri-tjetrin për të mirën e Shqipërisë

128
0
Shares

Në ditën ku festohet Kurban Bajrami, liderët politikë të vendit tonë kanë ndarë urimet e tyre për besimtarët myslimanë.

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë vizitës së saj në Komunitetin Mysliman Shqiptar uroi besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

 Në fjalën e saj Kryemadhi përveçse urimit për paqe, begati dhe mirësi u shpreh se kjo është dita e shënuar për të ndarë dhe miqësi me njëri-tjetrin.
Ajo erdhi me një ftesë “për të qenë vëllezër me njëri-tjetrin për të bërë më mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë”.
Fjala e plotë e Kryemadhit

Për gjithë besimtarët musliman dhe për gjithë shqiptarët në fakt në këtë ditë të sakrificës dhe të flijimit të ditës së Kurban Bajramit dua tu uroj paqe, begati, mirësi dhe të ndajmë mirësinë me njëri-tjetrin, të ndajmë begatinë me njëri-tjetrin dhe të largojmë urrejtjen dhe dëshpërimin nga njëri-tjetri.

Sot në këtë ditë të shënuar, e cila në njëfarë mënyre na kujton të gjithëve të reflektojmë, që jemi të barabartë përpara Zotit, le të jemi përsëri vëllezër me njëri tjetrin, të jemi përsëri të angazhuar me njëri-tjetrin për të bërë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Dua tu uroj dhe juve që në këtë ditë pushimi nuk ndaloni për tu shërbyer qytetarëve dhe për ti informuar ata. Mbarësi, begati dhe të mira paçi në familjet tuaja”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY