Publikohet videoja që ngre dyshime të reja , ja si nisi zjarri...

Publikohet videoja që ngre dyshime të reja , ja si nisi zjarri që solli tragjedi në Greqi

148
0
Shares

Një video e publikuar ditën e sotme nga Gazeta greke Ekathimerini ka ngritur dyshimet se zjarri që u kthye në tragjedi në Greqi me 96 viktima, nuk është vënë qëllimisht, por ka qenë aksidentalisht.

Në videon në të cilën jepen pamjet e para të zjarrit, tregohen momentet e shpërthimit të zjarrit në një ngastër toke në rajonin e Daou Pentelis.

Pamjet e mëposhtme , aktualisht janë në shqyrtim nga ekspertët e policisë, për të gjetur dhe shkaktarët e flakëve. Zjarri besohet se është vendosur aksidentalisht nga një banor lokal i cili u përpoq të djegë dru dhe bar të thatë.

Sipas kohës së videos, zjarri ka shpërthyer në orën 4.41, pasditen e 23 korrikut.Flakët dalin shumë shpejt jashtë kontrollit dhe ndihmohen nga erërat e forta që lëvizin drejt lindjes, drejt Matit ku fshati u dogj tërësisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY