Ja pse Tirana është qyteti pervers me vilat në fshat jo në...

Ja pse Tirana është qyteti pervers me vilat në fshat jo në qytet, akademiku tregon qytetin e vetëm me urbanizim

187
0
Shares

Akademiku Artan Fuga vjen me tjetër postim në facebook, ku kësaj radhe përqëndrohet tek qyteti i Korçës.

Ditën e djeshme, profesor Fuga shkruante “Korçë, i vetmi qytet me urbanizim në Shqipëri, të tjerët janë “çmendina” për depresivë maniako-sadistë”. 

Ai gjithashtu shkruan se Tirana është qytet pervers sepse vilat i ka në fshat kurse në qendër ka tmerrin një qytetërim i kthyer mbrapsht, qyteti më pak i zhvilluar urbanisitikisht sesa periferia e vet.

Ndërsa sot ai ka postuar disa foto në facebook nga qyteti i Korçës, ku shprehet “Nuk di nga t’ja mbash, në Selanik apo ku? Apo më mirë futi një birrë këtu te “Vila Korça” në hije të pemëve dhe mendo sesa e vogël është Toka.”.

Postimi i ditës së djeshme për ndërtesat në Korçë 

Korçë, i vetmi qytet me urbanizim në Shqipëri, të tjerët janë “çmendina” për depresivë maniako-sadistë

Në Tiranë parellinjtë dhe pushtetarët sa kanë mundësi ikin nga qyteti që kanë krijuar.

Por, nuk kanë ku shkojnë.

Marrin arratinë nëpër fshatra, fshatra turistikë, por ama fshatra.

Kurse në Korçë fendikoi i ri jeton në qytet, si efendikoi i vjetër!

Nuk ikën andej nga Boboshtica a Alarupi veçse për verim a qef!

Jeto në qytetin e tij se e ka për vete dhe e ndan si vlerë me të tjerët.

Tirana prandaj është qytet pervers sepse vilat i ka në fshat kurse në qendër ka tmerrin!

Qytetërim i kthyer mbrapsht, qyteti më pak i zhvilluar urbanisitikisht sesa periferia e vet!

Për banesat e kam fjalën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY