VIDEO/Përcillet në banesën e fundit në Shkodër, Admir Bokrina, shqiptari që humbi...

VIDEO/Përcillet në banesën e fundit në Shkodër, Admir Bokrina, shqiptari që humbi jetën në tragjedinë e Xhenovës

261
0
Shares

Pas homazheve në ceremoninë shtetërore në Itali, ku humbi jetën nga shembja e urës në Xhenova, është sjellë në Shkodër trupi i tij i pajetë i Admir Bokrinës.

Këtë mëngjes ai është përcjellë për në banesën e fundit teksa familjarët dhe të afërmit i tij i dhanë lamtumirën.

Admiri kishte lindur në 9 nëntor në vitin 1986 në Oblikë të Shkodrës. Në Itali ai ishte emigrant i rregullt dhe ushtronte profesionin e hidraulikut.

Familjarët e Admirit kërkuan nga konsullata shqiptare në Milano kthimin e trupit në Shqiperi për ta varrosur pranë familjes.

Kujtojmë se nga tragjedia në Itali, humbi jetën dhe shqiptari tjetër, Marjus Djerra, të dy të ndodhur brenda në makinë në momentet kur ura u shemb.

*Videoja e marrë nga Fax Web

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY