Tentuan t’i shpëtonin policisë, jepet vendimi për dy të rinjtë që qarkullonin...

Tentuan t’i shpëtonin policisë, jepet vendimi për dy të rinjtë që qarkullonin me ‘Tuareg’ dhe armë në Tiranë

134
0
Shares

Është dhënë masa ‘arrest me burg’ për 2 të rinjtë që qarkullonin në Tiranë me automjetin tip ‘Tuareg’.

Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë janë dy të arrestuarit që kundërshtuan urdhërat e policisë duke u arratisur dhe shkaktuar përplasjen me automjetet e tjera.

Të dy janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja” ku dhe policia u ka sekuestruar armët dhe i ka arrestuar duke i dhënë fund ‘aventurës se tyre’ të përndjekjes në kryeqytet.

NGJARJA E DY DITËVE MË PARË

Një aksident ka ndodhur në zonën pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë ku nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona dhe u përfshinë 7 mjete.

Ngjarja ndodhi si pasojë e ndjekjes që po u bënte policia një prej makinave që dhe u aksidentua.

Sipas policisë, automjeti tip “Tuareg” nga bulevardi “Zogu i Parë”, po ecte me shpejtësi dhe drejtuesi po përpiqej të largohej. Gjatë arratisjes për tu fshehur në lagjet përreth, ai  ka shkaktuar përplasjen me disa mjete të tjera.

Në ndekje nga policia ishte vënë Gentian Koçi ndërsa Ervin Kodra ka qenë pasagjer në mjet.

Policia njofton se ata kishin pasur armë me vete, 2 pistoleta. Policia i ndoqi pasi, nga informacionet paraprake, thuhet  se  ata kanë pasur lëndë narkotike.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY