Kapet shqiptari me kokainë dhe heroinë në Itali, sekuestrohen mijëra euro

Kapet shqiptari me kokainë dhe heroinë në Itali, sekuestrohen mijëra euro

135
0
Shares

Mediat italiane shkruajnë se është kapur një shqiptar 55-vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi u kap me kokainë dhe heroinë.

Policia ka sekuestruar një qese me 31 mijë euro në para të gatshme, ndërsa në bagazhin e makinës tip “Peugeot 207” parkuar jashtë, ata gjetën një pako me 1 kilogram e 120 gram kokainë dhe në kutinë e fshehur në një çantë 500 gram heroinë.

Shqiptari ndodhet në burgun e Lodit.

Policia italiane ka arritur ta arrestojë pas  disa ndjekjesh, sipas il Giornale.it

Policia, mëngjesin e 16 gushtit,  ndodhej  në Piazza Salgari, teksa vunë re lëvizje të dyshimta të një personi me makinën e tij.

Policia e ndoqi derisa ai  shkoi në Giuliano Milanese, ku parkoi makinën dhe u ngjit në një shtëpi në rrugën “Papa Giovanni XXIII”. Pasi doli nga banesa, ai u arrestua direkt dhe në këtë moment policia  ushtroi kontroll ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY