Një bisedë me berberin që qethi Ramën, kryeministri nuk kërkoi kupon tatimor

Një bisedë me berberin që qethi Ramën, kryeministri nuk kërkoi kupon tatimor

204
0
Shares

Videoja e kryeministrit Rama tek berberi, për disa ditë është kthyer në një video virale ku dhe ka patur reagime të forta.

Berber Sandri ishte djaloshi 17 vjeçari nga Drimadha tek i cili kryeministri ndaloi te qethej. Kryeministri aty kalon dhe ndalon sa herë ndodhet me pushime në jug të vendit.

Edhe pse videoja nxjerr shumë pak, biseda mes tyre ka qënë më e gjatë. Në një intervistë, berberi 17 vjeçar tregon me detaje për çfarë u fol tek biseda e famshme dhe veprimet e kryeministrit si dhe nëse kryeministri i la ndonjë bakshish të majmë. Gjithashtu ai tregon kush nga VIP-at e viziton atë në verë.

Intervista e plotë marrë nga Abc News*

Gazetarja: Si e ke emrin dhe sa vjeç je?

Berber Sandri: Aleksandër Hodaj.

Gazetarja: Aleksandër Hodaj, ose ndryshe berber Sandri që në këtë kioskë të vogël ju zgjidh punë gjysmës së Drimadhes, sepse nuk ka berberanë tjetër.

Berber Sandri: Është e vetmja berberanë këtu në Dhërmi, është viti i tetë që punoj me gjithë babain.

Gazetarja: Prej sa vitesh i dedikohesh këtij profesioni?

Berber Sandri: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Gazetarja: Ti duke qethur kryeministrin, çfarë po thonit?

Berber Sandri: Po bisedonim për shkollën, sa vjeç jam, ku banoj, për dyqanin, për punën, sa vite kemi këtu. Më përgëzoi që jam edhe i vogël, edhe punoj.

Gazetarja: A të pyeti a ke ndonjë gocë?

Berber Sandri: Vetëm biseda të zakonshme, shakara.

Gazetarja: Çfarë shakash bënte kryeministri me ty, jam kurioze?

Berber Sandri: Më shumë për punën e moshës që jam i vogël dhe punoj.

Gazetarja: Erdhi papritur, apo e prenotoi më parë?

Berber Sandri: Papritur, ishte shumë i thjeshtë, përshëndeti njërëzit që ishin përjashta si një klient normal.

Gazetarja: Ti si u ndjeve në ato momente?

Berber Sandri: Isha pak i emocionuar.

Gazetarja: T’u dridh pak dora kur po e qethje?

Berber Sandri: Jo, atë jo.

Gazetarja: Çfarë kërkesash kishte Kryeministri për lukun e tij?

Berber Sandri: Ishtë shumë i thjeshtë, nuk kishte luk të veçantë.

Gazetarja: Si quhej luku i tij?

Berber Sandri: Nuk ka emër se e ka flokun e shkurtër.

Gazetarja: Sa kohë u more me të?

Berber Sandri: Rreth 15-20 minuta.

Gazetarja: Dhe në fund i kënaqur?

Berber Sandri: Po u kënaq.

Gazetarja: Sa pagoi?

Berber Sandri: Nuk tregohet ajo.

Gazetarja: Po sa e keni ju?

Berber Sandri: Nuk thuhet.

Babai: Nuk thuhet

Gazetarja: Po kupon i dhatë?

Berber Sandri: Nuk kërkoi kupon.

Gazetarja: Po bakshish a la?

Berber Sandri: Po normalisht që la.

Gazetarja: E la të majmë, bakshish kryeministror?

Babai: Jo dhe shumë të majmë.

Gazetarja: Prisnit më shumë nga kryeministri?

Babai: Mirë, mirë.

Gazetarja: Të mori leje Rama para se ta postonte videon?

Berber Sandri: Jo, më tha që do të bëjmë reklamë.

Gazetarja: Ty të kanë shkruar pas videos?

Berber Sandri: Po shumë, shumë

Gazetarja: Çfarë të shkruajnë njerëzit?

Berber Sandri: Përgëzojnë, bëjnë dhe shaka

Gazetarja: Pas këtij mediatizimi keni në plan që ta ristrukturoni këtë vit apo vitin tjetër?

Babai: Mendojmë të bëjmë një dyqan të madh në Himarë, beharin prapë do jemi këtu.

Gazetarja: Të preferojnë ty më shumë apo babin?

Berber Sandri: Më së shumti mua, çunat e rinj.

Gazetarja-babait: Po kryeministri pse nuk erdhi që ta qethje ti?

Babai: Nuk donte kryeministri.

Gazetarja: Vipa të tjerë gjatë verës keni pasur?

Berber Sandri: Kemi edhe Gaz Pajën, aktorin që është i përvitshëm dhe Salsano Rrapin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY