Arrin në mbi 300 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi

Arrin në mbi 300 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi

78
0
Shares

Situata në Indi ka marrë përmasa dramatike. Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku përmbytjet e furishme kanë marrë mbi 300 jetë njerëzish.

Në përpjekjet e shpëtimit është përfshirë së fundmi dhe ushtria e vendit. Qindra trupa, e dhjetëra anije dhe helikopterë po ndihmojnë ne evakuimin e njerëzve pas atyre që cilësohen nga zyrtaret atje si përmbytjet më të këqija prej një shekulli.

Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nga ujërat dhe janë ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre të përmbytura. Gjendja e rënduar çoi në rajonin e prekur edhe vetë kryeministrin Narendra Modi , i cili mbërriti me avion në zonat e goditura e u takua me autoritetet lokale për të diskutuar krizën.

Jave të tëra shirash të dendur musonike rrëshqitje të dheut dhe vërshime të dhunshme ujrash në vend ndërsa parashikimet e zymta kanë detyruar zyrtarët të japin alarmin e kuq. Erëra të forta parashikohen gjithashtu për të shtunën dhe të dielën. Që nga fillimi i sezonit të musonëve në qershor, në Indi kanë humbur jetën gati 1.000 vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY