Tragjedia në Genova, qeveria italiane nis procedurat për heqjen e koncesionit

Tragjedia në Genova, qeveria italiane nis procedurat për heqjen e koncesionit

68
0
Shares

Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte dhe ministrat e kabinetit të tij kanë zyrtarizuar tërheqjen e koncesionit për mirëmbajtjen e rrugëve, pas tragjedisë së urës së Xhenovës. Për krerët e qeverisë, tragjedia është pasojë e trajtimit të privilegjuar që u është bërë grupeve të biznesit.

Qeveria italiane ka nisur zyrtarisht procedurat për tërheqjen e koncesionit për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, që aktualisht e gëzon kompania “Autostrada për Italinë”. Në një deklaratë me shkrim, kryeministri Xhuzepe Konte ka deklaruar se kompania do të ketë 15 ditë kohë për të paraqitur argumentet e saj edhe pse sipas tij duket qartë se përgjegjësia për tragjedinë e urës Morandi është e saj. “Është një fakt objektiv dhe i pakundërshtueshëm se detyra për parandalimin i takonte së pari koncesionarit, që ka detyrimin e mirëmbajtjes dhe ruajtjes”, ka thënë Konte.

Duke komentuar lajmin se “Autostrada për Italinë” është shprehur e gatshme ta rindërtojë atë pjesë të urës me shpenzimet e saj, kryeministri ka nënvizuar se ekzekutivi do ta shqyrtojë këtë kërkesë nëse ajo do të formalizohet. “Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se qeveria do të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë për viktimat e kësaj tragjedie të madhe”, ka shtuar Konte.

Edhe ministri i Infrastrukturës, Danilo Tonineli ka bërë me dije përmes një statusi në Facebook se dikasteri i tij i ka dërguar kompanisë letrën ku e njofton për nisjen e procedurave të revokimit të koncesionit. “Do të ndryshojmë gjithçka”, ka thënë Tonineli në profilin e tij, shkruan abcneës.al.. Ndërsa zëvendës kryeministri Luixhi di Maio, në reagimin e radhës ka deklaruar se shembja e urës Morandi është pasojë e trajtimit të privilegjuar që i është bërë grupit “Autostrada për Italinë”. “Do të duhet kohë për të kthyer mbrapsht rrymën dhe për të asgjësuar gllabërimin e fondeve publike, por ne jemi votuar për këtë dhe do ta bëjmë”, ka thënë Di Maio.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY