Berisha ngre alarmin: Vuçiç po bën gjithçka për tjetërsimin e Kosovës, asnjë...

Berisha ngre alarmin: Vuçiç po bën gjithçka për tjetërsimin e Kosovës, asnjë m2 nuk i takon Serbisë

106
0
Shares
Berisha me kryetarin Agim Bahtiri

Takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me kryetarin  e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u përqëndrua tek çështja e kufirit të Kosovës dhe debatit për korrigjim të kufijve.

Berisha priti në një takim kryetarin Agim Bahtiri, pasditen e djeshme.

Pas takimit, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Presidenti i Serbisë ka marrë përsipër të bëjë gjithçka për tjetërsimin e Kosovës “në interes së Serbisë së Madhe”.

Ndërkohë, që kryetari Bahtiri është shprehur se përpjekjet e Beogradit për copëtimin e Kosovës dhe aneksimin e Mitrovicës janë një kërcënim i madh.

“ Jemi të mendimit se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, është i shenjtë për çdo shqiptar dhe se Kosova ka të gjitha potencialet për të garantuar liritë e të drejtat e qytetareve shqiptare e minoriteteve në territorin e saj. Ideja e Serbisë së madhe është ideja qendrore e gjithë kësaj që po zhvillohet e po ndodh sot”, ka thënë Berisha.

Berisha është shprehur se në projektin e Serbisë së madhe, presidenti Vuçic do të bëjë gjithçka për tjetërsimin e territorit të Kosovës në interes së Serbisë së madhe. Dhe pikërisht kjo është ajo që e shqetëson  kryetarin e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Berisha në fjalën e tij ka thënë se asnjë vend tjetër përveç Serbisë dhe argatëve të saj nuk mendon se në territon e Kosovës ka qoftë dhe 1 m2 tokë serbe.

Sipas Berishës, kjo e gjitha është një përpjekje për të shkelmuar institucionet e  Kosovës, sikurse dhe Kushtetutën e Kosovës për qëllime të mirëfillta serbomavie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY