Kujdes çfarë lloj mishi konsumoni, AKU bllokon 27 ton mish në Durrës:...

Kujdes çfarë lloj mishi konsumoni, AKU bllokon 27 ton mish në Durrës: Ishin me salmonelë

140
0
Shares
Foto ilustruese

Janë bllokuar 27 ton mish pasi kanë rezultuar me prezencë të salmonelës. Njoftimin e ka dhënë AKU, gjatë një aksioni së fundmi.

Trupat inspektuese e AKU-së në Durrës e ka bllokuar kontenierin me ngarkesë rreth 27 ton mish, fileto pule, i cili ishte nisur nga Brazili.

Ata kanë bërë analizën e monstrave të cilat dolën me përmbajtje të lartë të salmonelës.

Inspektorët e AKU-së ndaluan hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Njoftimi 

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY