Zbulohen telefonatat, deputeti i PS-së ka folur me bashkëpunëtorin e Shullazit

Zbulohen telefonatat, deputeti i PS-së ka folur me bashkëpunëtorin e Shullazit

185
0
Shares
Deputeti i PS, Jurgis Cyrbja

Jurgis Çyrbja, deputeti i Partisë Socialiste ka folur me një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Emiljano Shullazit i cili ndodhet aktualisht në burg.

Deputeti u bë pjesë e hetimeve në shkurt të 2016-ës nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi filluan përgjimet ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij për shkak të pazareve me ish-hotel Vollgën.

Një nga telefonatat e përgjuara, doli dhe telefonata me deputetin i cili  në atë kohë ishte zyrtar i lartë i Hipotekës së Durrësit,.

Sipas News 24, atij i është përgjuar telefonata me shtetasin Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sa i takon çështjes së regjistrimit të ish-hotel Vollgës.

Çyrbja kishte telefonuar Gilmando Danin, ku e informoi atë se prokuroria ishte vënë në lëvizje lidhur me këtë çështje.

“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, ka thënë ai.

Në shpjegimet para prokurorisë, ai është mësuar të thotë se ka pasur takim me Shullazin për çështjen e ish-hotel Vollgës, por jo se e mbante të informuar me telefon bandën e tij.

Pas kësaj, ai sërish i ka telefonuar Gilmando Danit për ti treguar dhe i kërkon takim.

Jurgis Çyrbja është deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ai e mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor të 2017-ës.

Nga viti 2013 deri në vitin 2016 ai ka qenë regjistrues pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY