FOTO/Ofronin shërbime në kushte skandaloze, AKU mbyll 3 biznese në Jalë

FOTO/Ofronin shërbime në kushte skandaloze, AKU mbyll 3 biznese në Jalë

181
0
Shares

Janë mbyllur tre biznese në zonën bregdetare të Jalës.  AKU njofton për bllokimin e dy restorante dhe një fastfood si pasojë e shërbimeve që ofronin në kushte jo të duhura dhe normale.

Bëhet fjalë për restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fastfood “SpiroKreku”. AKu njofton se ndaj këtyre tre bizneseve është vendosur dhe gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe mbyllja e menjëhershme e aktivitetit.

AKU ka detyruar këto biznese të mos kryejnë më aktivitet, pasi të 3 subjekte kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

AKU,  në kuadër të sezonit turistik, po zhvillon disa aksione  për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Pamjet nga bizneset

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY