VIDEO/Shpërthimi në çerdhe, PD: Veliaj hesht për të fshehur krimin, njësoj siç...

VIDEO/Shpërthimi në çerdhe, PD: Veliaj hesht për të fshehur krimin, njësoj siç bëri me vrasjen e Ardit Gjoklajt

147
0
Shares

Deputeti Gent Strazimiri ka mbajtur një deklaratë nga selia blu ku ka folur lidhur me ngjarjen në çerdhen nr 14 në lagjen Ali Demi, ngjarjen e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar për shkak se ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Ai thotë se ngjarja skandaloze e shpërthimit të gazit i ka hequr lustrën e propagandës Erion Veliajt, i cili nuk kursen as fëmijët për hir të pushtetit.

Sipas deputetit, kjo ngjarje tregon sesi Erion Veliaj po fsheh krimin, njësoj si me mbulimin e gjurmëve për vrasjen e Ardit Gjoklaj tek plehrat e Sharrës duke urdhëruar zhdukjen e çdo gjurmë që përfshin bashkinë Tiranë në këtë ngjarje.

Veliaj sipas tij, urdhëroi të thuhej se shpërthimi ndodhi jashtë godinës dhe se çerdhja nuk kishte bombola gazi, ndërsa dëshmitë dhe raportimet tregonin të kundërtën.

Sipas deputetit, nëse prokuroria do të ishte në krye të detyrës, Erion Veliaj do të ishte në burg për fshehje të provave, ose për pengim të së vërtetës./K.Balliu

Deputeti Gent Strazimiri, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 17 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY