Dalin pamjet e plota të aksidentit masiv të ndodhur tek kryqëzimi i rrugës së Burgut ose “Jordan Misja” në Tiranë, ku dy të rinj po përpiqeshin t’i shpëtonin policisë nga ndjekja.
Ata thyen postbllokun e policisë dhe nga shpejtësia e madhe shkaktuan përplasjen me 7 automjete të tjera.
Gentian Koçi i cili ishte në timon dhe Ervin Kodra si pasagjer janë arrestuar nga policia për shkak dhe të mbajtjes së drogës në makinën e tyre. Ata kundërshtuan policinë ndërsa udhëtonin me një fuoristradë “Tuareg”.
Mësohet se gjatë ndjekjes, makina ka përplasur dhe policët dhe të lënduar kanë mbetur dy efektivë policie të patrullës “Shqiponja”.
*Videoja e marrë nga BallkanWeb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/