Vuçiç i bindur në arritjen e marrëveshjes me Kosovën, qëllimet dhe plani...

Vuçiç i bindur në arritjen e marrëveshjes me Kosovën, qëllimet dhe plani i tij prezantohen në 9 shtator

99
0
Shares

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në televizionin kombëtar se ka planifikuar të vizitojë Kosovën më 9 shtator.

Duke folur në RTS të enjten, Vuçiç tha se qëllimet e tij në bisedimet me autoritetet e Kosovës ishin të ruajnë paqen dhe stabilitetin, të mbrojnë interesat kombëtare dhe territoriale dhe të mbrojnë serbët.

Ndërkohë që mediat serbe shkruajnë se derisa të vijë takimi i muajit të ardhshëm, Vuçiç do të ketë ardhur me propozimet për zgjidhjen e çështjeve të kufijve.

Por nuk dihet ende se çfarë do të arrihet, kur të gjithë në Kosovë janë kundër diskutimeve për korrigjim kufijsh dhe kundër Thaçit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbetur i vetëm në iniciativën për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk e ka mbështetjen e partive politike, as në pushtet e as në opozitë. Thaçit i duhet mbështetja e partive politike pasi çdo marrëveshje ndërmjet tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do të duhet të votohej në Parlament.

Kujtojmë se debati për korrigjimi të kufijve ka sjellë dhe reagimet e ndërkombëtarëve. Vendet mbështetëse të Kosovës, siç janë Britania dhe Gjermania, janë deklaruar kundër një ideje të mundshme për shkëmbim apo ndryshim të kufijve në Ballkan.

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në 2008, një masë që nuk njihet nga qeveria qendrore dhe vendet e tjera. Bashkimi Europian e bindi Serbinë në vitin 2011 për të punuar së bashku me krahinën e shkëputur jugore.

Kjo çoi në nënshkrimin e një marrëveshjeje në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2013.Një komunitet i komunave serbe u krijua në Kosovë dy vjet më vonë, që është një shoqatë vetëqeverisëse e rajoneve të dominuara nga serbët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY