Nis ndërtimi i kullës ‘Bllok’ në Tiranë, çfarë do të përmbajë kulla...

Nis ndërtimi i kullës ‘Bllok’ në Tiranë, çfarë do të përmbajë kulla e projektuar nga Boeri

1224
0
Shares

Ditët e fundit në Tiranë kanë nisur punimet për ndërtimin e kullës ‘Bllok’, projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, në zonën e ish-Bllokut.

E quajtur ‘Bllok’ kjo godinë do të jetë një godinë multifunksionale, ku do ketë njëkohësisht  qendër tregtare, zyra dhe apartamente.

Kompania që do të ndërtojë godinën është kompania Invest shpk. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) kjo kompani është krijuar vetëm një vit më parë.

Në faqen zyrtare të studios së Boerit, për këtë projekt shkruhet:

“‘Blloku’ është një ndërtesë shumëfunksionale, veçantia e së cilës do të jetë një veshje prej alumini si një lëkurë të dyfishtë. Kjo zgjidhje e veçantë e veshjes, e projektuar posaçërisht për projektin tonë të parë shqiptar, luan një rol thelbësor në përcaktimin e unikalitetit të ndërtesës dhe kontribuon në nënvizimin e rëndësisë së saj si një pikë referimi e re e kësaj zone urbane”, shprehet Francesca Cesa Bianchi, Drejtore e Projekteve në studione Stefano Boeri Architetti.”Renderi i ‘Bllok”, projektuar nga Stefano Boeri”.

Blloku nuk do të jetë e vetmja ndërtesë që kompani Invest shpk do të ndërtojë në zonën e Bllokut.

Në nëntor 2017, në heshtje të plotë dhe mungesë transparence, pa asnjë dokument të botuar në faqen e vet zyrtare, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryesuar nga Kryeministri Rama, miratoi ndërtimin e dy kullave nga Invest shpk. Blloku dhe West Residence.

West Residence do të ndërtohet pas godinës së Presidencës dhe njësoj si Blloku, është projektuar nga Boeri.

Sipas Exit.al, Boeri është autori i Masterplanit të Tiranës. Ky masterplan, kaloi në Këshillin Bashkiak pa asnjë diskutim apo dëgjesë publike serioze, u bazua në të dhëna të gabuara, parashikime të paqarta për rritjen e popullsisë, dhe mbi privatizimin e plotë të një pjese të madhe të qytetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY