FOTO+EMRA/Policia ndjek makinën me armë dhe drogë, çfarë ndodhi dje në Tiranë

FOTO+EMRA/Policia ndjek makinën me armë dhe drogë, çfarë ndodhi dje në Tiranë

222
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur në zonën pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë ku nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona dhe u përfshinë 7 mjete.

Ngjarja ndodhi si pasojë e ndjekjes që po u bënte policia një prej makinave që dhe u aksidentua.

Sipas policisë, automjeti tip “Tuareg” nga bulevardi “Zogu i Parë”, po ecte me shpejtësi dhe drejtuesi po përpiqej të largohej. Gjatë arratisjes për tu fshehur në lagjet përreth, ai  ka shkaktuar përplasjen me disa mjete të tjera.

Në ndekje nga policia ishte vënë Gentian Koçi ndërsa Ervin Kodra ka qenë pasagjer në mjet.

Policia njofton se ata kishin pasur armë me vete, 2 pistoleta. Policia i ndoqi pasi pasi, nga informacionet paraprake, thuhet  se  ata kanë pasur lëndë narkotike.

Ata janë arrestuar nga policia dhe pritet njoftimi zyrtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY