‘Po sikur të ndodhte ditën…’ çfarë thonë prindërit e shqetësuar pas shpërthimit...

‘Po sikur të ndodhte ditën…’ çfarë thonë prindërit e shqetësuar pas shpërthimit të bombolës në çerdhe

111
0
Shares
Çerdhja nr 14 në Tiranë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e njërit prej prindërve që sjell fëmijët në çerdhen nr 14 të lagjen ‘Ali Demi’ pas shpërthimit të bombolës së gazit.

Në mesazhin e tij, ai ngre pyetjen se çfarë do të kishte ndodhur nëse shpërthimi do të ndodhte gjatë ditës kur kopshti të ishte me fëmijë.

Sipas qytetarit, ata shohin foto me lule që bashkia hedh nga kopshtet por kjo nuk tregon realitetin si dhe ngre shqetësimin se a duhet ti besojë këtyre institucioneve fëmijën e vetë.

Gazi shpërtheu në magazinën afër me çerdhen dhe vetëm me anë të zjarrëfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit që po përfshinte godinën e çerdhes.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha

Shperthim gazi ne mesnate ne çerdhe te Tiranes. Lal plehu fsheh incidentin e rrezikshem! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

“Doktor miremengjesi.
Ne ne nje cerdhe ne Tirane, pikerisht ne çerdhen 14 te Ali Demi, rreth ores 4 te mengjesit, ka shperthyer gazi ne dhomen ku rrine bombulat. Fatmiresisht nuk eshte shkaterruar apo demtuar e gjitha por ndjejme qe femijet tane jane ne rrezik. Polici e zjarrefikse kane ardhur ne mengjes heret dhe kane shuar flaket. Po nese do te kishte ndodhur diten do do te shkonte halli i femijeve tane?

A ka siguri ne keto institucione qe une iu besoj dy femije? Te voglin e kam pikerisht ne kete cerdhe dhe te madhin ne kopesht. Foto me lule shohim plot qe hedh bashkia po a eshte ky realiteti?”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY