Po peshkonte në lumin ku nëna po mbyste vajzat e saj, i...

Po peshkonte në lumin ku nëna po mbyste vajzat e saj, i riu që shpëtoi binjaket tregon si ndodhi ngjarja

147
0
Shares

Ardimir Murataj është djali i cili ka qënë prezent në momentin kur Rudina Kishtari po mbyste vajzat e saj në lumin Seman.

Ai ishte i riu që i shpëtoi dy vajzat teksa nëna e tyre po përpiqej ti mbyste. Ai ka treguar, në një lidhje direkte me Fax News momentin e shpëtimit të vajzave si dhe gjendjen e rënduar psikologjike në të cilën ndodhej 42 vjeçarja.

Fjala e plotë e Ardimirit 

‘’Unë kam qenë këtu për të shtyrë kohën dhe të peshkoja, ishte koha 7 e gjys e pasdites dhe u bëra gati për të ikur në shtëpi. Gruaja kaloi rrugën dhe u fut në ujë me njërën prej tyre.

Unë vrapoj dhe i heq njërën nga vajzat nga duart, e cila ishte gysmë e gjallë. Më pas njërën nga vajzat i kishte zhytur kokën dhe e mbante prej mesi. Jam futur me not, dhe i kam bërë frymëmarrje artificiale.

Vetë nënën e mori rrjedha e lumit, dhe u fut një qytetar tjetër për ta shpëtuar. Tentoi që të na i merrte vajzat sërish dhe ti mbyste me duar, të njëjtën gjë bëri dhe kur erdhi policia.

Thoshte që nuk kishim punë se ishin fëmijët e saj. Vajzat vetëm qanin, ndërsa e ëma gjuante me gurë dhe me grushta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY