Zgjedhjet e vitit 1992, Shehu i përgjigjet Xhabirit: Si mund t’i manipulonte...

Zgjedhjet e vitit 1992, Shehu i përgjigjet Xhabirit: Si mund t’i manipulonte PD, kur PPSH ishte akoma në fuqi

224
0
Shares

Ylli Xhabiri, autori i librit ‘Shqipëria mund të bëhet’ në një pjesë të tij shkruan se zgjedhjet e marsit 1992, të fituara nga Partia Demokratike u manipuluan dhe nuk ishin të vërteta. Dhe manipulimin e kishte bërë vetë partia demokratike.

Lidhur me këtë qëndrim, ka reaguar deputeti demokrat Tritan Shehu I cili shkruan se këto janë gënjeshtra monstrueze dhe liston arsyet pse nuk ishin të manipuluara duke i quajtur pretendime.

Si mund të manipulonte zgjedhjet PD kur Partia e Punës ishte ishte akoma ne fuqi, kishte akoma Sigurimin e Shtetit, nje mekanizem te tere shtypje, financimi, propagande, indokrinimi etj,

Ndoshta nuk ja vlente te pergjigjesha, por mendova se “balta” mund te krijoje nje “barriere” te vertete nqs nuk pastrohet e lejohet te grumbullohet” shkruan mes të tjerash deputeti demokrat.

Postimi i plotë I Tritan Shehut

Nje reagim per hir te se vertetes, perndryshe genjeshtra perhapet…
Z. Ylli Xhabiri ne librin e tij kerkon te shperndaje mjegullnajen “vrastare” ndaj demokracise, se zgjedhjet e vitit 1992 u manipuluan nga PD.
Dhe per kete ai publikon nje tregim “policesk”, por krejt infantil ky, te cilin e gjej te shperndare ne disa media sot.
Absurditet i vertete!
I paskesmi manipuluar neve ato zgjedhje, kur PPSh ishte akoma ne fuqi, kishte akoma Sigurimin e Shtetit, nje mekanizem te tere shtypje, financimi, propagande, indokrinimi etj.
Genjeshter monstruoze kjo!
Zgjedhjet e 1992 u fituan nga PD duke u kthyer ne nje vote plebishitare popullore kunder diktatures, izolimit, varferise, shtypjes, kunder atij rregjimi kriminal gadi 50 vjecar.
Ndoshta nuk ja vlente te pergjigjesha, por mendova se “balta” mund te krijoje nje “barriere” te vertete nqs nuk pastrohet e lejohet te grumbullohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY