Shpërthimi në çerdhen e Tiranës, reagimi i anëtarit të Këshillit Bashkiak: Veliaj,...

Shpërthimi në çerdhen e Tiranës, reagimi i anëtarit të Këshillit Bashkiak: Veliaj, merr masa për sigurinë

92
0
Shares

Pas shpërthimit të një bombole gazi në çerdhen në Tiranë, vjen reagimi i anëtarit të opozitës në Këshilin Bashkiak të Tiranës Nardi Olli.

Në një postim në rrjetin e tij social facebook, ai shkruan se nuk ka nuk ka nevojë të jesh ekspert për të konstatuar se në rastin në fjalë mungonte sistemi alarmit që sinjalizon rrjedhjen e gazit, sisteme që duhet të jenë të detyruara me ligj të vendosen.

Ai i drejtohet Veliajt, duke i kërkuar të marrë masa që të mos ketë tragjedi dhe të ngrihet të paktën një herë në nivelin e përgjegjshmërisë ndaj besimit të qytetarëve.

Ja shënimi i tij i plotë në facebook:

Ngjarja e rëndë e ndodhur në çerdhe sot, është një kambanë alarmi për elementët e sigurisë ne godinat publike e sidomos ato arsimore.
Falë zotit nuk pati asnjë humbje apo lëndim në njerëz, por kjo vetëm falë Zotit. Kërkoj publikisht që nga Inspektoriati Shtetëror dhe Prokuroria të fillojnë hetime te detajuara për të përcaktuar së pari shkaqet e pastaj autoritete përgjegjëse.

Duhet informuar me transparencë maksimale opinioni publik dhe të fillojnë kontrolle nga ekspertë të pavaruar në të gjitha institucionet publike që përdorin sisteme të ngjashme pasi babëzia, paftyrësia dhe papërgjegjshmëria mund të shkaktojnë tragjedi të rënda!

Nuk ka nevojë të jesh ekspert për të konstatuar se në rastin në fjalë mungonte sistemi alarmit që sinjalizon rrjedhjen e gazit, sisteme që duhet të jenë të detyruara me ligj të vendosen. Z. Veliaj boll me shfaqjet Lejfeniste, por ngrihu të paktën një herë në nivelin e përgjegjshmërisë ndaj besimit që u grabite qytetarëve dhe merr masat që të mos kemi tragjedi.

Boll me gjuetinë shterpë të shtrigave ndaj shitësve ambulntë e tiranisë së gjobave donkishoteske dhe përdori astet njërëzore e finaciare në sherbim të qytetarëve që janë pumëdhënësit e tu e jo për ndëshkim kriminal. Falë Zotit dhe vetëm falë tij, sot jemi vetëm në gjendje alarmi dhe shqetësimi absolut, por nesër mund të jetë vonë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY