Parashikimi i motit, sa do të zgjasin reshjet e shiut

Parashikimi i motit, sa do të zgjasin reshjet e shiut

135
0
Shares

Pas reshjeve të shiut që ‘mbërthyen’ vendin pasditen e djeshme, Meteoalb njofton se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri ditën e premte.

Moti pritet të jetë me vranësira kalimtare në zonat bregdetare. Ndërsa më të shpeshta vranësirat do të jenë  në zonat e ulëta dhe kryesisht në zonat malore,kryesisht pasditeve me shira të herëpashershëm.

Duke filluar që ditën e djeshme dhe deri të mërkurën, moti do të karakterizohet dhe nga rrebeshe të shkurtra shiu në zonat qendrore.

Përsa i përket temperaturave, ato janë ulur ndjeshëm në  2°C që nga mëngjesi i së martës dhe rënia  do të vijoje e lehtë deri në fundjavë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje në të gjitha zonat e Shqipërisë.

Parashikimi i motit

Reshjet

Reshjet e shiut kryesisht do të jenë në të gjitha qarqet, por me instesitet të ndryshëm. Përjashtuar Korçën, ku do të jenë mesatare, në pjesët e tjera, ato do të jenë të dobëta, deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY