Skandalet seksuale të priftërinjve, ja rrëfimi i 3 prej viktimave

Skandalet seksuale të priftërinjve, ja rrëfimi i 3 prej viktimave

295
0
Shares

Skandali i cili ka shpërthyer në një kishë katolike në Pensilvani ka shkaktuar reagime të shumta në Shtetet e Bashkuar atë Amerikë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Gjykata Supreme e Pensilvanisë më shumë se 300 priftërinj rezulton të kenë abuzuar me 1000 të mitur.

Gjykatësit vendosën të publikonin në mënyrë të detajuar emrat dhe detajet e të gjitha ngjarjeve, edhe pse kjo gjë u kundërshtua nga klerikë katolikë të cilët pretendonin se po i shkeleshin të drejtat kushtetuese.

Mediat e huaja kanë publikuar historitë e tre personave të cilat janë abuzuar seksualisht.

Viktimat e akuzimeve të tmerrshme seksuale kanë gjetur guximin dhe kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar. Ata kanë thënë se jeta e tyre është shkatërruar.

“E gjithë jeta ime ka qenë një gënjeshtër” .

Shaun Dougherty, tani 48 vjeç, u abuzua kur ishte në klasën e tetë.

Shaun Dougherty

Abuzimi e ndaloi atë të pasurit një familje dhe i ‘shkatërroi’ jetën e tij.

“Nuk kam për ta harruar kurrë, abuzimi më ka lënë një shenjë të tmerrshme në jetën time, më ka shkatërruar plotësisht. Nuk kam pasur asnjëherë dëshirë për të pasur një fëmijë.  As sot nuk kam një fëmijë, pasi e kam pasur të pamundur kur kujtoj tmerrin që kam përjetuar.Unë kam pritur një kohë të gjatë që kjo që ndodhtë”, ka thënë ai.

Carolyn Fortney, 37 vjeç, u abuzua  kur ajo ishte vetëm 18 muajshe.

Carolyn Fortney

“Sot ndihem shumë mirë që më në fund dolën në dritë këto krime. Më në fund do të lirohem nga ndjenja e keqe që kam pasur prej vitesh. Më ka shkatërruar tërësisht. Nuk kisha dëshirë të kisha fëmijë”, është shprehur ajo.

Tre motrat e saj u abuzuan seksualisht nga prifti i tyre, Ati Augustine Giella, i cili vdiq në pritje të gjykimit në vitin 1992, pasi u arrestua më në fund për krimet e tij.

Robert Corby, tani 83, ishte ‘në shënjestër’ nga priftërinjtë në vitin 1947, sepse ai ishte jetim.

Robert Corby

Ai tha se askush nuk do t’i kishte besuar atij nëse ai do të fliste në atë kohë.

“Askush nuk do të më dëgjonte fjalën në atë kohë, prandaj vendosa të hesht”.

Viktima të tjera treguan historitë e tyre në një konferencë shtypi në Pensilvani të martën.

Raporti përshkruan keqpërdorimet e tmerrshme që bëheshin ndaj fëmijëve, duke i droguar, përdhunuar, rrahur dhe detyruar të ushtronin prostitucionin.

Nga hetimet që zgjatën afro 18 muaj ku u përfshinë 6 nga tetë dioqeza u identifikuan se 300 priftërinjtë kishin abuzuar seksualisht me të mitur.

Ky skandal vjen pas dorëheqjes së kardinalit Teodor Mekerik, një figurë e rëndësishme e kishës amerikane, i akuzuar se ka abuzuar me fëmije dhe të rritur prej dekadash./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY