Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e landit të Austrisë së Epërme (Oberosterreich), si krerët e një bandë droge, në një operacion me 13 të arrestuar dhe 30 kg drogë e sekuestruar, 25 kg hashash dhe 700 gr kokaine, me vlerë 500 mijë eurosh.
Mediat gjermane bëjnë me dije se hetimet kishin filluar në muajin maj gjatë një kontrolli në stacionin hekurudhor në Vöcklabruuck.
Fillimisht kishin qenë dy azilkërkues maroken dhe një rumune, te të cilëve u ishin gjetur 350 gramë marihuanë dhe 100 gramë hashash.
Këtu ka filluar zbulimi i bandës që kontrollonte tregtinë me drogë, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët konstatuan se dy shqiptarë nga Kosova, njëri 47 vjeç dhe tjetri 36 vjeç janë krerët e bandës. Ata janë kujdesur për të bërë sigurimin e drogës dhe për logjistikën e rrjetit të tregtisë me drogë.
Pjesëtarët e bandës e kanë kontrabanduar drogën me automjete nga Gjermania Holanda, Çekia dhe Shqipëria për në Salzburg, Austri. Këtu ata e kanë vendosur drogën në të ashtuquajturat “banesa -bunker”, ku e kanë përpunuar, depozituar dhe pastaj ua kanë ndarë shpërndarësve për ta shitur nëpër qytet. Burime zyrtare raportojnë se shumat e fituara ditore që ishin nga disa mijëra euro, u janë dhënë në dorëzim shefave të bandës.
Gjatë aksionit policor në Salzburg, u gjetën 162 tableta Ecstasy, disa telefona celularë dhe një pistoletë e mbushur si dhe dy automjete të përdorur gjatë kryerjes së tregtisë me drogë. Tashmë personat e arrestuar, sirianë, marokenë, shqiptarë dhe çeçene ndodhen në paraburgimin e Linz, Wels dhe Garsten.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/