Gjykata turke refuzoi sërish lirimin e pastorit amerikan

Gjykata turke refuzoi sërish lirimin e pastorit amerikan

94
0
Shares

Gjykata turke refuzoi sërish kërkesën për heqjen e burgut shtëpiak dhe ndalesës së largimit nga vendi të pastorit amerikan, Andreë Craig Brunson, i cili ndodhet në paraburgim në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i Brunson, Ismail Cem Halavurt, më herët ka apeluar vendimin për burgim shtëpiak dhe ndalesës për t’u larguar nga vendi të pastorit amerikan. Gjykata e Dytë e Krimeve të Rënda në Izmir ka marrë vendimin e njëzëshëm sipas të cilit Brunson i vazhdohet burgu shtëpiak dhe ndalesa për t’u larguar nga vendi.

Avokati i Burnson ka të drejtë ankese në instanca më të larta gjyqësore.

Andreë Craig Brunson u arrestua më 9 dhjetor të vitit 2016 dhe që atëherë ndodhet në paraburgim. Ai akuzohet për veprimtari dhe spiunazh në favor të organizatave terroriste PKK dhe FETO, sikurse i cilëson Anadolu Agency. Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata në Izmir më 18 korrik i caktoi masën e paraburgimit gjatë seancës gjyqësore, por, për shkak të problemeve shëndetësore, kjo masë iu zëvendësua me burgim shtëpiak.

Aktpadia e ngritur ndaj tij nga Prokuroria në Izmir, thekson se ai ishte në kontakt me anëtarët e organizatës terroriste FETO.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY