Azilkërkuesi shqiptar shtrin gjermanen për tokë dhe tenton ta përdhunojë

Azilkërkuesi shqiptar shtrin gjermanen për tokë dhe tenton ta përdhunojë

56
0
Shares

Një azilkërkues 22-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 22-vjeçare në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur një natë para Krishtlindjeve, ka raportuar të enjten prokuroria dhe policia gjermane.
Policia gjermane është ende duke e hetuar rastin.
Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur kur gruaja e re ishte duke ecur në “Lange Strasse” rreth orës 02:30 të mëngjesit, e cila më pas ka vënë re se njeriu i dyshuar ishte duke ecur pas saj dhe më pas po e ndiqte atë.
Ajo ka njoftuar vëllanë e saj nëpërmjet telefonit ndërsa papritmas i dyshuari ka sulmuar gruan dhe ka ushtruar presion ndaj saj, duke e goditur atë në fytyrë, raporton Schwarzwaelder-Bote.de, transmeton Telegrafi.
Pas goditjeve që kishte marrë, viktima kishte rënë në tokë, kurse i dyshuari është përpjekur të zhvesh pantallonat e saj. Mirëpo vëllai 25-vjeçar i viktimës dhe miqtë e tij kanë shkuar për të ndihmuar atë.
Zyrtarët e policisë të qytetit Nagold, të cilët ishin informuar më parë, ishin në gjendje për të arrestuar të dyshuarin.
Me kërkesë të zyrës së prokurorit publik Tübingen, 22-vjeçari është paraqitur pranë gjykatës ndaj të cilit ishte nxjerrë një urdhër arresti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY