Vrasja e shqiptarit me plumb në kokë, policia greke jep detaje të...

Vrasja e shqiptarit me plumb në kokë, policia greke jep detaje të reja për ngjarjen

546
0
Shares
foto ilustruese

Një shqiptar u ekzekutua me armë në Athinë në orët e mbrëmjes së djeshme. Mediat greke raportuan se trupi i tij i gjet afër kryqëzimit të rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kypseli.

36 vjeçari ishte vrarë me një plumb në kokë, ndërkohë që dyshimet e forta janë në lidhje me një vrasje mafioze për larje hesapesh.

Ndërkohë, janë zbuluar detaje të tjera në lidhjen me viktimën. Sipas tv Klan, viktima ishte vrarë menjëherë sapo kishte parkuar motorin.

Kur u ekzekutua poshtë pallatin, 36-vjeçari po parkonte makinën poshtë pallatit. Mësohet se ai jetonte së bashku me gruan e tij shtatzënë dhe kishin dhe një fëmijë tjetër bashkë.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i tij për shkak  të hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY