Erdogan i kundërpërgjigjet Trump-it, lira turke rimerr veten kundrejt dollarit

Erdogan i kundërpërgjigjet Trump-it, lira turke rimerr veten kundrejt dollarit

232
0
Shares

Monedha e Turqisë u ngrit me 5.9 ndaj dollarit amerikan, duke u rikuperuar ndjeshëm pas një krize midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

Ajo që po ndodh është një aksion kolektiv i popullatës turke për ta konvertuar dollarin në lira, pas një thirrjeje publike të presidentit Erdogan.

Ky i fundit po përpiqet t’i kundërpërgjigjet masave të presidentit Trump, gjë e cila mund të ketë ndikuar në rikthimin e vlerës së lirës dhe ikjen nga pikiada.

Tensioni midis aleatëve të NATO-s është rritur në disa çështje që variojnë nga ndryshimet në politikat lidhur me konfliktin sirian ndaj pastorit të burgosur amerikan Andrew Brunson dhe kërkesës së paplotësuar të Turqisë për ekstradimin e predikuesit islamik të SHBA Fethullah Gylen i cili është akuzuar duke udhëhequr përpjekjen e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016 në Turqi.

Uashingtoni më 3 gusht tha se po shqyrtonte qasjen pa taksa të Turqisë në tregun e SHBA, një masë që mund të ndikonte në 1.7 miliardë dollarë dëm në eksportet turke.

Burimi:Daily News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY