Ironia me ERT-në e Ramës, ish-deputeti socialist tregon pse nuk bëhet Shqipëria

Ironia me ERT-në e Ramës, ish-deputeti socialist tregon pse nuk bëhet Shqipëria

142
0
Shares

Ish-deputeti i PS-së Andis Harasani në një postim në rrjetin e tij social facebook ka zgjedhur të analizojë ish presidentin Barack Obama në 8 vite të udhëheqjes së tij në postin e presidentit të Amerikës.

Por duke analizuar, ai nuk harron të ironizojë dhe qeverinë Rama. Harasani i referohet një bisede mes Obamës dhe Rhodes, ku ky i fundit i sugjeron me shaka që presidenti i SHBA-ve të hapte një kanal tv, për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Përgjigja e Obamës ishte që nuk ka kongres në botë që do tia miratonte këtë vendim për hapjen e një kanali qeveritar.

Ish deputeti në këtë linjë, sjell ndërmend që kryeministri ndërkohë  ka një kanal të tijin, ERT-në, që bën i lavde një figure të madhe ,sipas tij, qeveritare.

Kjo ,sipas Harasanit, është dhe arsyeja pse nuk bëhet Shqipëria.

MESAZHI I PLOTË I HARASANIT
Historia e 8 viteve te presidences se Obames e treguar prej njerit prej njerezve me prane Obames.
Me pelqeu shume, ndoshta dhe sepse mendoj e besoj vete qe Obama eshte njeri prej presidenteve me te mire te SHBA.

Gjithsesi ka nje moment pergjate librit qe me ngeli ne mendje.
Kur po diskutonin Obama dhe Rhodes per nderhyrjen ruse ne zgjedhje dhe se cmund te bente Obama, Rhodes me shaka i thote se mund te hapte nje kanal TV.

Dhe Obama pasi qesh i pergjigjet: ska kongres ne bote qe do me aprovonte kerkesen per fonde qe financojne nje kanal qeveritar.

Ngrej koken nga libri ne keto momente dhe shoh me TV, nje nga kanalet kryesore shqiptare qe me pamje te mara nga ERTV i benin lavde nje autoshkolle, me fal, nje figure te larte qeverie.
Dhe ketu qendron thelbi se pse Shqiperia nuk behet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY