VIDEO/Vdekja e shqiptarit nga rrëzimi i urës, familjarët tregojnë si e mësuan...

VIDEO/Vdekja e shqiptarit nga rrëzimi i urës, familjarët tregojnë si e mësuan lajmin e keq

184
0
Shares

Ai është viktima e dytë pas shqiptarit Marjus Derri nga tragjedia e shembjes së urës në  Itali. Admir (Edi) Bokrina është 32 vjeçari nga Obliku i Shkodrës, i cili u gjet nën rrënojat pas rrëzimit të urës. Ai ishte duke udhëtuar me një furgon për të shkuar në punë.

Familjarët e Edit tashmë i kanë hapur dyert e mortit në Oblik të Shkodrës.

Ajo që mësohet deri tani, është se 32-vjeçari ishte i martuar dhe jetonte në Itali që prej moshës 12 vjeçare.

Ai sapo kishte festuar dhe 3-vjetorin e martesës 1 ditë para se të bëhej pjesë e tragjedisë së rrëzimit të urës.

Si e mësuan familjarët për vdekjen e tij?

Ata fillimisht kishin dëgjuar për shembjen e urës nga lajmet dhe ishin shqetësuar, pasi Edi nuk po u përgjigjej në telefon.Pak pas mesnate i janë drejtuar spitalit, ku pas disa orëve në pritje, kanë mësuar për vdekjen e dy të rinjve.

*Videoja e marrë nga Fax News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY