Vrau me kallashnikov gruan dhe vajzën 10 vjeçe, gjykata jep vendimin për...

Vrau me kallashnikov gruan dhe vajzën 10 vjeçe, gjykata jep vendimin për 43 vjeçarin nga Gjakova

165
0
Shares

Gjykata ka lënë në paraburgim Pjetër Ndrecaj i cili vrau me kallashnikov gruan me origjinë shqiptare dhe vajzën e tij 10 vjeçe.

Mësohet avokati mbrojtës i Pjetër Ndrecaj kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018, për ta lënë në burg.

RIKUJTIM I NGJARJES 

Pjetër Ndrcaj ekzekutoi me kallashnikov më 7 gusht gruan dhe vajzën 10 vjeçe në Gjakovë.

Cifti ishte divorcuar dhe gruaja, e cila mësohet të kishte ardhur nga Shqipëria dhe ishte shqiptare, jetonte vetëm në shtëpi me vajzën e saj.

Burri ka hyrë në shtëpinë  e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë në vend të vdekura nënë e bijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY