Iu merrte lekë qytetarëve korçarë duke u premtuar çertifikata pronësie, kapet ‘mashtruesja’...

Iu merrte lekë qytetarëve korçarë duke u premtuar çertifikata pronësie, kapet ‘mashtruesja’ e shpallur në kërkim

130
0
Shares

Është kapur nga policia një shtetase e cila ishte shpallur në kërkim.

Valbona Musa 49 vjeç nga qyteti i Korçës ishte e dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për shkak se mashtroi një qytetar duke i marrë një shumë të madhe parash duke i premtuar në këmbim  se do ta ndihmonte për regjistrimin e pronave të tij në ZVRPP-Korçë dhe pajisjen me çertifikatë pronësie.

Të gjithë këtë ajo e bëntë në bashkëpunim me një person tjetër.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetase në kërkim, e dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët e Seksionit për Krimin ekonomik-financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetases në kërkim :

Valbona Musa, 49 vjeçe, banuese në Korçë.

Ndalimi i saj u bë nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1 në Tiranë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 608 datë 27.10.2015, e ka dënuar këtë shtetase me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në muajin Maj të vitit 2014, kjo shtetase në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nëpërmjet mashtrimit i kanë përvetësuar shtetasit F.M një shumë lekësh,  duke i premtuar këtij të fundit, se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave të tij në ZVRPP-Korçë dhe pajisjen me çertifikatë pronësie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY