Zbardhet dokumenti i plotë, sa miliardë euro fiton Serbia nëse ndahet Kosova

Zbardhet dokumenti i plotë, sa miliardë euro fiton Serbia nëse ndahet Kosova

173
0
Shares
Serbian and Kosovo flag, conflict concept

Një raport prej 90 faqesh shtjellon në mënyrë të detajuar dy skenarët për kufijtë e Kosovës dhe Serbisë.

E para është për një normalizim të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku përfshihen edhe skenari për shkëmbimin e territoreve.

Ndërsa e dyta është skenari pa shkëmbim të territoreve, por me zbatim të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe skenari i Status Quo-s, i cili nënkupton mosnormalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

Gazeta “Zëri” ka arritur të sigurojë një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, në të cilin paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve. Në document propozohet që Kosova të marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, ndër të tjera përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj.

Lexoni më poshtë grafikat dhe figurat e përgatitura të marra nga raporti.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY