Deklarata e Merkel për Kosovën, Vuçiç: Gjermania i vuri kufijtë Serbisë kur...

Deklarata e Merkel për Kosovën, Vuçiç: Gjermania i vuri kufijtë Serbisë kur njohu pavarësinë e Kosovës

135
0
Shares

Pas deklaratave të kancelares Angela Merkel, se është kundër ndryshimeve të kufijve në Ballkan vjen reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç e ka konsideruar deklaratën të njëjtë me qëndrimin e 10 vite më parë, kur Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se perëndimi e konsideron Kosovën si një vend të tërë, sovran dhe me territor të pandarë, shkruajnë mediat serbe.

Ajo na ka kufizuar, që Kosova të jetë e ndarë nga Serbia. E gjithë bota perëndimore, konsiderojnë Kosovën si një territor të pandashëm që i përket shqiptarëve në Prishtinë. Nga këndvështrimi i tyre kjo punë ka marrë fund. Dhe për këtë më ka habitur fakti te disa njerëz në Serbi. Sonja Biserko dhe Sava Janjiq gjithmonë kanë qenë pro pavarësisë së Kosovës, por një pavarësi të Kosovës për shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse kanë luftuar kundër Serbisë dhe asaj se çfarë mund të fitojmë, por atyre iu bashkuan edhe disa persona këtu në Serbi”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë pritet takimi zyrtar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY