Avokati i njohur i shpëton tragjedisë, ndodhej aty 9 minuta para shembjes...

Avokati i njohur i shpëton tragjedisë, ndodhej aty 9 minuta para shembjes së urës

137
0
Shares
Avokati Saimir Vishaj në një intervistë

Vazhdojnë ende kërkimet për personat e mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së urës ‘Morandi’ të ndërtuar që prej vitit 1960 në Itali.

Afër vendit të ngjarjes, duke i shpëtuar mrekullisht asaj, ka qënë dhe avokati shqiptar Saimir  Vishaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë avokati me një postim në rrjetin e tij social facebook.  Ai shkruan ”Faleminderit Zoti im,,,, mbas 9 minutash ndodhi këtu tragjedia në Genova”. Ai ka bashkangjitur dhe disa foto të vendit para se të shembej ura.

postimi i avokatit në facebook

Deri më tani, raportohen 11 viktima të mbetur nën rrënoja, ndërkohë që ende nuk dihet numri i saktë i automjeteve dhe personave të tjerë të mbetur nën rrënoja.

Ura ‘Morandi’ u rrëzua si pasojë e motit të keq dhe problemeve që kishte shfaqur në strukturën e saj.

Ura është një shkëmbim i rëndësishëm midis rajoneve veriore të Lombardisë dhe Piemontit dhe plazhet e Ligurisë, dhe autostrada kryesore që shkon drejt perëndimit në Francë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY