Këngëtarja shqiptare me famë botërore merr drejtimin e eventit më të madh...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore merr drejtimin e eventit më të madh muzikor

149
0
Shares

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora nuk di të ndalet dhe suksesi i saj tashmë ka prekur majat.

Është e dyta herë që artisten do ta shohim në rolin e moderatores, pas prezantimit të eventit MTV Europe Music Awards një vit më parë.

Këtë herë, organizatorët e  MTV Video Music Awards 2018 i kanë besuar këngëtares shqiptare drejtimin e kompeticionit që do të mbahet të hënën më 20 gusht. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja e njohuir përmes një postimi në Instagram.

“Shihemi të hënën më 20.08.18#Vmas #lonelytogether”- shkruan ajo duke e shoqëruar edhe me një foto të sajën. Këngëtarja me origjinë shqiptare është e nominuar në kategorinë “Best dance” për hitin e saj me këngëtarin Avicii “Lonely Together”. Kështu është ajo dhe konkurrente përveçse moderatore.

Po ashtu të nominuara për videon më të mirë janë edhe dy këngëtaret e tjera shqiptare, Dua Lipa në katër kategori dhe Bebe Rexha në një kategori.

Postimi i saj në instagram

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY