Merkel kundër ndryshimit të kufijve, Berisha: Përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të...

Merkel kundër ndryshimit të kufijve, Berisha: Përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit për copëtimin e Kosovës

130
0
Shares

Kancelarja gjermane Angela Merkel reagoi për idetë e  ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ishte totalisht kundër një mundësie të ndryshimit të kujfive në Ballkan.

Lidhur me këtë qëndrim të saj, ka reaguar dhe Ish-kryeministri Sali Berisha i cili e ka përshëndetur deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Berisha shkruan se kjo ishte përgjigjja e duhur ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës.

STATUSI I BERISHËS

Një qëndrim për t’u përshëndetur.

Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroi qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve pakteveër ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha  ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari.

Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe provokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY