VIDEO/Gruaja tentoi të mbysë vajzat në lum dhe i vuri flakën banesës,...

VIDEO/Gruaja tentoi të mbysë vajzat në lum dhe i vuri flakën banesës, burri tregon për shkaqet e ngjarjes

131
0
Shares

Rudina Kishta është gruaja e cila i vuri flakën shtëpisë mbrëmjen e djeshme në Daullas, afër Fierit.

Sot, u mësua se ajo kishte tentuar dhe të mbyste vajzat e saj në lumin Seman. Ndërkohë dje, burri i saj tha se ajo vuante nga depresioni. Por, në një prononcim për mediat, Ardian Gjira tregon për gruan e tij dhe për ngjarjen e ndodhur.

Ai tregon se me gruan nuk ka celebrim dhe e kishte marrë një natë më parë pas një ndarjeje disa mujore. Sipas tij kishte qenë vetë gruaja që i kishte thënë që do kthehej në shtëpi.

Pjesë të intervistës me Ardian Gjirën 

Ku ishit në momentin që banesa kishte marrë flakë?
Në Daullas, po takoja një shok, sa mora kafenë ajo zonja bëri tentativë për të djegur njëherë. Ia kisha nxjerrë përjashta, nuk e di ku vajti e po kthehej. Aty tek kthesa e pashë i thashë që ik se është shtëpia hapur. Sa mora kafenë, më thanë shokët shiko se po të digjet shtëpia. E mora për shaka, kur shikoj unë shtëpia e djegur.

Pse ia ka vënë flakën shtëpisë?
Bën vaki do ketë qenë me depresion, kushedi. Se më tha mua dua të iki tek nëna. Mbrëmë erdhi, pruri gjithë atë plaçkë, një kamion. I thashë do të çoj në darkë, mbaro punët do të çoj në darkë. Ajo i ka vënë flakën.

Ju e kishit marrë këto ditë gruan?
Dje sa e mora. Kishte dy fëmijë të vegjël, nga 6 vjeç.

Ku ishin fëmijët?
Me të ishin rrugës.

Pse mendoni se ia ka vënë flakën?
Donte të ikte tek mamaja. I thashë mos u mërzit, në darkë i thashë mbaroj punë, marr makinë e të çoj. Mirë tha ajo.

*Videoja me intervistën e plotë marrë nga BallkanWeb.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY