DOKUMENTI/KLSH zbulon ‘korrupsionin’ e Kumbaros, firma e rrugëve bën restaurimin e kishës...

DOKUMENTI/KLSH zbulon ‘korrupsionin’ e Kumbaros, firma e rrugëve bën restaurimin e kishës së vjetër

147
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një tjetër rast të korrupsionit nga ana e drejtuesëve të institucioneve.

Gjatë verifikimit të fondeve publike në Institutin e Monumenteve të Kulturës, KLSH ka bërë publike sesi ministrja i ‘ka hyrë pazareve’ me kryetaren socialiste të Bashkisë Libohova.

Bëhet fjalë për një tender i cili do të merrej me rehabilitimin e rrugës së fshatit Libohovë, por është konstatuar se brenda dokumenteve të këtij tenderi të rrugës është përfshirë dhe procesi, për restaurimin e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” të Labovës së Kryqit, duke ia lënë në dorë një firme riparimi rrugësh, punimet për restaurimin e këtij monumenti të Shek. X-XI pas.Krishtit.

Po citojmë një pjesë të dokumentit bërë publike nga Pamfleti:

– “Nga auditimi i KLSH, u konstatua se në mbledhjen e datës 25.05.2016 të Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) është diskutuar dhe Projekti “Resaturimi i Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit-Gjirokastër.

Në datën 05.08.2016, Bashkia Libohovë ka shpallur prokurimin e “Rehabilitimit dhe rikonstruksionin e rrugës së fshatit “Kthesa e Labovës-Labovë e Kryqit”, ku brenda dokumenteve të këtij tenderi të rrugës është përfshirë dhe procesi, për restaurimin e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” të Labovës së Kryqit, duke ia lënë në dorë një firme riparimi rrugësh, punimet për restaurimin e këtij monumenti të Shek. X-XI pas.Krishtit.

Referuar shkresave zyrtare, konstatohet se ky veprim është përgatitur dhe realizuar, me urdhër të Ministres së Kulturës, me zbatues Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK), duke futur projektin e punimeve të Kishës, (KLSH e citon) kontrabandë në tenderin e rikonstruksionit të rrugës, për ta kryer restaurimin, më punëtorët e firmës së rrugëve.

Nga auditimi, u konstatua se fondi i miratuar për punimet restauruese dhe sistemin elektrik, ka qenë 24 milionë, 075 mijë e 161 lekë të reja, ose 29 milionë lekë të reja me TVSH, si dhe gjatë punimeve, firmës së rrugëve që resturoni Kishën, i është dhënë edhe 20% shtesë fondi, duke e çuar vlerën totale në 34 milionë, 682 mijë e 332 lekë të reja.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY