A ishte vëmendja tek çifti apo tek VIP-at, kush ishin personazhet që...

A ishte vëmendja tek çifti apo tek VIP-at, kush ishin personazhet që ndriçuan dasmën e Sarës dhe Ledionit

484
0
Shares

Duke qenë se dasma e trashëgimtares të “Top Channel” Sara Hoxha me show man-in Ledion Liço konsiderohej si një nga ngjarjet më glamur të vitit edhe të ftuarit pjesmarrës në të janë përpjekur me të gjitha mënyrat të tregojnë se kanë qenë prezent.

Madje kanë postuar foto sa më pikante për të pushtuar rrjetet sociale dhe për të klithur në Facebook dhe Instagram: “Po isha edhe unë” në festën që u bë buzë liqenit të Como-s në Itali.

Image

Dhe po të matet prezenca e tyre në mbulimin mediatik, ajo është pothuajse e barabartë me atë të çiftit që u martua.

Image

Vendin e parë e zë pa dyshim Eneda Tarifa. Këngëtarja dhe ish drejtuesja e portokallisë që pas është sërish single, i lejon vetes ndonjë lirshmëri më shumë, ka hedhur një foto, ku ajo rrezaton me fustan të purport.

Por grimca që bën diferencën dhe që bëri që fotoja e saj të shpërndahet pa fund është demostrimi i këmbës së saj të zhveshur enkas që nga maja e thojit e deri aty ku duhet të mbante veshur tjetër gjë.

Pa dyshim që nëse ka pasur si qëllim tërheqjen e vëmendjes, këtë herë Eneda I’a ka arritur qëllimit më shumë se më atë videon që ngatërrohej në anglisht gjatë eurofestit.

Image

Pa dyshim në këtë klasifikim nuk mund të mungonte mbreti i dukjes, Erion Veliaj. Ai ka pozuar me “Villa Erba” në sfond, por së bashku me bashkëshorten shtatzënë janë munduar të nxjerrin në pah barkun “ku banon” krijesa e tyre e ardhshme.

Dhe si për ta bërë më të plotë tërheqjen e kuriozitetit lali Eri nuk ka munguar ta vendosë pëllëmbën e tij mbi vendin nga pritet të shpërthejë lumturia e çiftit: mesazhi është i qartë: ka martesë por ka edhe më shumë, të bëhesh prind.

Image

Megjithëse nuk e ka aftësinë për të ekspozuar kofshët, dhe megjithëse punët e prindërimit i ka kryer me kohë,Ermal Mamaqi ka dëshmuar edhe njëherë se di t’i tërheqë po aq mirë gazetarët e kronikës rozë, po aq sa dhe fansat e tij në Instagram dhe Facebook.

Prezantuesi i “tv Klan” ka bërë bashkë në një foto drejtorin e Top Channel, Ben Blushi, dhe biznesmenin mik të Aleksandër Frangajt, Samir Manen.

Me nuhatjen e vet ai e ka kuptuar se “pajtimi’ dy personazheve që luftuan fort me njëri tjetrin, në betejën se ku do të punojë, Blendi Fevziu vitin e ardhshëm mund të prodhonte një klishe të shitshme.

Dhe pa dyshim që ia arriti qëllimit. Edhe postimi i tij u bë hit.

Në fakt, nuk është as shumë elegante dhe as shumë e sjellshme që në ditën e dasmës të dy të rinjve të vjedhësh vëmendjen që i takon vetëm atyre. Dhe askush me siguri nuk ka pasur këtë për qëllim.

Por jetojmë në kohën e garës së Instagramit dhe Facebookut në betejën e ashpër të klikimeve dhe dhe kjo me siguri i ka ndryshuar rrënjësisht, zakonet e dasmorëve tradicionale. Disa prej tyre arritën të triumfonin duke thënë: “isha edhe unë”./Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY