Kuqezinjtë pa fat për të dytën herë, vjen humbja e radhës e...

Kuqezinjtë pa fat për të dytën herë, vjen humbja e radhës e Shqipërisë në Europianin e minifutbollit

106
0
Shares

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri- Bosnjë Hercegovinë me një rezultat jo të kënaqshëm për kuqezitë. Shqipëria nuk ia del sërish të marrë pikë  në ndeshjen e dytë të Europianit të Minifutbollit që po mbahet në Ukrainë.

Me rezultatin 2-4  përfaqësuesja e Bosnje-Hercegovinës ia doli të kalojë dhe të triumfojë.

 Loja dukej premtuese për skuadrën kuqezi pasi nisi me avantazhin e tyre. Fillimisht Lovrinovic zhbllokoi rezultatin, në minutën e parë, ndërsa kapiteni Hysenbelliu në të 12-t arriti të barazonte.

Shima kaloi Shqipërinë për herë të parë në avantazh, por kuqezinjtë nuk e ruajtën rezultatin. Pantic në të 27-n minutë dhe Lovrinovic dy herë të tjera vulosën rezultatin përfundimtar të takimit, 2-4.

Vetëm dje Shqipëria e cila bën pjesë në Grupin C, u mposht minimalisht 1-0 nga Kazakistani.

Rezultati/ Shqipëri-Bosnjë Hercegovina 2-4

GOLAT: Hysenbelliu 12′, Shima 18′ / Lovrinoviç 1′, 31′, 32′, Pantiç 27′

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY