Ai mbahej si një ndër politikanët më të hapur e sinqertë, ministri i peshkimit Per Sandberg ka nxitur polemika në shumë raste. Ai tashmë ka rënë në dashuri me një refugjate iraniane, kur deri para pak kohësh ishte kundër hyrjes të refugjatëve në Evropë.
Ata tashmë ndodhen dhe me pushime në Iran, aty ku nuk besohej se ministri do të shkonte ndonjëherë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri me postimet në rrjetet sociale.
Ai e takoi atë, ish-Miss Iranin, Bahareh Letnes, një refugjate në vendin e tij, në konkurset e bukurisë në të cilat ajo merrte pjesë, aty ku lindën ndjenjat e para dhe ndodhi ajo që sot ata janë të fejuar.
Pavarësisht distancës, lidhja që Letnes mbante me vendlindjen ishte e fortë, duke marrë pjesë në disa konkurrues bukurie, duke fituar edhe disa trofe si: Miss Irani në 2013, Miss Globe në Iran në vitin 2014 dhe Miss Grand International në Iran në të njëjtin vit.
Por çfarë thoshte dhe deklatonte disa kohë më parë ministri i dashuruar?
Në vitin 2002 ai propozoi një ndalesë të plotë të emigracionit nga vendet jashtë zonës Shengen. Në 2003, Sandberg deklaroi se “racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të jenë të përziera” në qoftë se duhet të ketë një “shoqëri harmonike në Norvegji”, që çoi në reagime të forta nga politikanët e tjerë.
Sandberg gjithashtu deklaroi se kishte mbështetje për deklaratat e tij nga shefi i policisë, gjë që shkaktoi që shefi i policisë të distancohej fort nga pretendimet e Sandbergut. Po atë vit ai propozoi gjithashtu të futë etiketa elektronike mbi azilkërkuesit për t’i ndaluar ata të ikin ndërsa aplikimi i tyre për azil do të përpunohet./K.Balliu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/