Buxheti për bujqësinë drejt uljes, Duka: Paratë e hequra do të shpenzohen...

Buxheti për bujqësinë drejt uljes, Duka: Paratë e hequra do të shpenzohen për palma dhe fasada

83
0
Shares

Tre vitet e ardhshme do të jenë të vështira për bujqësinë. Kështu shkruan Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Në një postim në rrjetin e tij social, ai thotë se do të ketë një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, e cila do të sjellë mungesa të zhvillimit në këtë sektor.

Kreu i PAA-së thekon se ndaj një sektori ka nevojë për një mbështetje të madhe.

Ai shkruan se kjo ndodh si pasojë e  mazhorancës e cila i ka sytë tek zgjedhjet e 2010-it, dhe këto para të hequra nga bujqësia do t’i shpenzojë aty ku do të jenë më funksionale për propagandën elektorale, në fasada.

Postimi i plotë i Agron Dukës

 Tre vitet e ardhshme do të jenë të vështira për bujqësinë!

Nëse vendi ynë do të ketë ndonjëherë një zhvillim të qëndrueshëm dhe konsolidim të ekonomisë, do të jetë pasojë e një vizioni politik afatgjatë për t’i dhënë bujqësisë prioritetin e duhur. Mirëpo lajmi se në tre vitet në vijim do të kemi një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, tregon se nuk ka ende një vullnet të mirë ndaj një sektori që ka nevojë për një mbështetje të madhe.

Qartësisht mazhoranca i ka sytë tek zgjedhjet e pas tre viteve, dhe këto para të hequra nga bujqësia do t’i shpenzojë aty ku do të jenë më funksionale për propagandën elektorale: në palma, beton dhe fasada.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY