Shtohen rastet e të rinjve me armë pa lejë në duar, policia...

Shtohen rastet e të rinjve me armë pa lejë në duar, policia arreston 19 vjeçarin në Vlorë

122
0
Shares

Rastet e armëmbajtjes pa lejë po shënohet dita ditës. Rasti i radhës është nga qyteti i Vlorës, një i ri i cili është arrestuar nga Policia e Vlorës.

Në sajë të një kontrolli të imtësishëm, gjatë 24 orëve policia ka ushtruar kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshohet se mund të posedonin apo qarkullonin me armë, si dhe në lokale e banesa.

Ditën e sotme, Policia e Vlorës, ka zbuluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin, Orgest.A., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip Zastava, pa leje.

Ndërsa një tjetër rast u konstatua ditën e djeshme nga Policia e Sarandës në lagjen “Nr.1”, ku gjatë kontrollit në ambjentet e një lokali u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 3 gramë kanabis dhe u arrestua shtetasi B.M., 38 vjeç, banues në Tepelenë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY