EKSKLUZIVE/Zbardhet detaje të reja, Ridvani debatoi para drekës me Vasilikën

EKSKLUZIVE/Zbardhet detaje të reja, Ridvani debatoi para drekës me Vasilikën

2198
0
Shares

Prokuroria e Vlorës ka arritur të zbardhë të gjithë momentet që lidhen me masakrën e Selenicës, një material tashmë që është siguruar nga droni.al.

Pak para se të niste dreka në shtëpinë e Kujtim Zykës, dy gra u takuan në rrugë njëra me tjetrën dhe nisën një debat. Ishte Vasilika Zykaj që do të vritej pak minuta më vonë dhe nëna e Ridvan Zykës, Lindita. Të pranishëm ishin edhe Ridvani me të motrën si dhe babai Bujar Zykaj.

Bëhej fjalë për disa pula deti që ishin vjedhur në shtëpinë e Besim Zykës, vjedhje për të cilën ata akuzonin pikërisht Ridvanin me vëllanë e tij.

Sherri nuk duhje të dëgjohej në tërë lagjen dhe Bujar Zyka sëbashku me dy gratë kanë shkuar atje ku pak më vonë do të ndodhte tragjedia, tek Vasilika dhe kanë shpjeguar cështjen e pulave. Bujari dhe Lindita i kanë bindur kushërinjtë se pulat nuk ishin vjedhur nga Ridvani dhe djali tjetër.

Ridvani levizi me te motren

Në këtë kohë vetë Ridvani dhe motra e tij ishin nisur për tek shtëpia e Kujtimit ku kishte edhe një drekë familjare.

Dreka po shkonte drejt fundit kur është dikstuar edhe njëherë për sherrin e pulave dhe akuzat e Vasilikës. Në këtë moment Ridvani është ankuar se Vasilika e akuzon atë për cdo gjë dhe se nuk mund të duronte më.

30 minuta para se dreka të mbyllej dhe të gjithë kushërinjtë të dilnin në verandën e shtëpisë për të gjerbur një kafe, Ridvani është ngritur nga tavolina dhe është larguar.

Në momentin kur kushërinjtë po relaksoheshin në shtëpinë e Demir Zykës u dëgjuan krismat e para. Ridvani kishte vrarë Demirin dhe të shoqen e tij Ferien. Pak caste më vonë ai vret edhe Besimin dhe gruan që takoi në rrugë para një ore, Vasilikën. Inati nuk ka ndalur dhe ka vrarë në vijim vajzën 17 vjece të Besimit dhe djalin 9 vjec.

Ridvani tmerron kushëririn me videon e viktimave

Ky është edhe momenti kur Ridvani ka bërë edhe videon me të viktimat e tij dhe ia dërgon me mesenger kushëririt Olardio Hoxhaj. Ky i fundit tmerrohet dhe merr të atin në telefon duke i treguar për videon.

Ndërkohë pasi kanë dëgjuar krismat që po vinin edhe nga drejtimi i shtëpisë së tyre, dy prindërit e Ridvanit kanë lënë shtëpinë e Kujtimit dhe janë nisur në drejtim të shtëpisë së vet.

Ndërkaq babai i Olardios ka telefonuar në drejtim të familjes së Ridvanit. Sadiku ëhstë përgjigjur në telefon dhe i ka thënë fillimisht për dy të vrarë, Azemin dhe Afërditën. Ky është edhe momenti që laëmëron edhe policinë.

Viktimat:

1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY