Qeveria i ka ndara punët me programe të shpërndara në ministritë përkatesë që duhet t’i zbatojnë ato. Mirëpo disa ministri shihet të kenë përformacë më të mirë dhe disa të tjera performojnë dobët.
Ministria e Financave pasi ka audituar programet dhe realizimin e tyre ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka performuar dobët, bashkë me atë të Arsimit dhe Shendetësisë, pasi nuk kanë arritur të realizojnë produktet, për të cilat kishin marrë angazhim në vitin 2017.
Në të kundërt Ministria e Bujqësisë, ajo e Financave dhe ajo e Punëve të Jashtme kanë realizuar të gjitha produktet e punës.
Ministria e Infrastrukrurës kishte planifikuar të realizonte 122 produkte, një pjesë e madhe e të cilave ishin investime në rrugë, energjitikë dhe ujësjellësa, mirëpo ka arritur të realizojë plotësisht më pak se gjysmën, ose vetëm 57 produkte. Rreth 33 produkte të tjera janë realizuar pjesërisht dhe 32 kanë mbetur pa realizuar.
Ministria e Shendetësisë kishte angazhim për realizimin e 74 produketeve, nga të cilat 50 produkte janë realizuar totalisht, 9 produte pjesërisht dhe 15 pjesërisht. Ndërsa Ministria e Arsimit nuk ka mundur të realizojë 8 produkte për të cilat kishte marrë angazhim.
Buxheti i vitit 2017, ka financuar 127 programe buxhetore dhe ka synuar realizimin e 1347 produkteve të 11 ministrive të linjës dhe fondeve speciale. Gjithashtu, këto shpenzime kanë financuar edhe buxhetin e 61 bashkive dhe 12 qarqeve.
Nga 1347 produkte të parashikuara për vitin 2017, janë realizuar plotësisht 1174 produkte ose 87.1 përqind; realizuar pjesërisht 109 produkte ose 8 përqind dhe nuk janë realizuar vëtëm 64 produkte ose 4.75 përqind nga të planifikuarat në vitin 2017./Monitor
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/