VENDIMI/ Ridvan Zykaj, arrest me burg pa afat për vrasësin e tetëfishtë

VENDIMI/ Ridvan Zykaj, arrest me burg pa afat për vrasësin e tetëfishtë

274
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për vrasësin e tetëfishtëe në Selenicë të Vlorës, Ridvan Zykaj.

Procesi gjyqësor nisi para një ore. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Fillimisht Zykaj nuk ka pranuar te flase pa pranine e avokatit. Me pas eshte thirrur nje avokat kryesisht, Dritan Mehmeti.

Ai ka deklaruar ne sallen e gjyqit se i kam vrare pasi me akuzonin vazhdimisht per vjedhje duke mos shfaqur pendese.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës.

Asnjë prej familjarëve të 24 vjecarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.

Ridvan Zykaj, u arrestua mëngjesin e të shtunës, në një aksion të FNSH, Policisë e RENEA-s. 24 vjecari nuk shfaqi pendësë për masakrën, ndërsa ironizoi me policët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar. Kujtojmë se para prangosjes, autori i masakrës komentoi edhe në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY