“Familja e Kryeministrit, 500 milionë euro dëm”, zbulohet gropa e zezë e...

“Familja e Kryeministrit, 500 milionë euro dëm”, zbulohet gropa e zezë e bizneseve të fshehura

282
0
Shares

Rreth 500 milionë euro dëm i ka shkaktuar buxhetit interesat e familjes Rama me informalitetin e tregut të bixhozit, ku të paktën 1940 biznese ndodhen në të zezë, deklaroi sot deputeti i PD, Endri hasa në një njoftim për mediat nga selia e PD-së.

Deputeti Hasa deklaroi se PD do anullojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion monopol  dhe do rishikojë ligjin antimafia për sekuestrimin e çdo qindarkë dhe pasurie korruptive.

Deklarata e deputetit të PD, Endri Hasa:

Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi faktin se pas katërfishimit të pikave të basteve në Shqipëri fshihej plani korruptiv i Edi Ramës për t’i dhënë të vëllait Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit.

Për zbatimin e planit korruptiv të Edi Ramës shërbeu rritja e informalitetit në tregun e bixhozit që lidhet direkt me familjen e kryeministrit dhe që deri tani i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej të paktën 500 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të publikuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se në dy vitet e fundit janë konstatuar 1,940 subjekte, që kanë ushtruar këtë aktivitet pa u pajisur me licencë.

Normalisht, këto 1940 biznese bixhozi duhej të ishin gjobitur për aktivitetin e palicensuar me të njëjtën ashpërsi që gjobitet një biznes i zakonshëm, kur nuk lëshon faturë tatimore apo nuk paguan taksat.
Por, siç konfirmohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, 1940 subjekte pa licensë në tregun e bixhozit nuk janë gjobitur, por janë lënë të lirë të vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal për faktin e vetëm, sepse ky është një treg që kontrollohet nga vëllai i kryeministrit.

1940 subjektet pa licensë në tregun e bixhozit, në dy vjet nuk janë gjobitur dhe nuk janë mbyllur, sepse, me hyrjen në fuqi të ligjit të lojrave të fatit, çdo pike basti është e detyruar të paguajë për sistemin e kompanisë së lidhur me Olsi Ramën.

Pra, sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë konçesionare.

Kjo është arsyeja pse në treg, në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katërfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh.

Kjo është arsyeja pse 1940 bizneset e reja të palicensuara të bixhozit në dy vitet e fundit as nuk janë mbyllur, as nuk janë gjobitur.

Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t’i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe, në këtë mënyrë, kompanisë konçesionare të të vëllait, t’i shtohet fitimi.

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion monopol dhe çdo favorizim nga pushteti që sot qeveris me krimin e organizuar dhe që sipas Departamentit të Shtetit po pastrojnë paratë edhe nëpërmjet zgjerimit të tregut të bixhozit.

Rishikimi i ligjit antimafia nga Partia Demokratike do të sigurojë sekuestrimin e çdo qindarkë dhe pasurie të vënë nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar të lidhur me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY