“Fjetëm gjithë natën jashtë nga frika”/Shkatërrimi që la pas tërmeti i fortë...

“Fjetëm gjithë natën jashtë nga frika”/Shkatërrimi që la pas tërmeti i fortë në Shqipëri

126
0
Shares

Dhjetra banesa në fshatrat e Bashkisë së Matit, Klosit dhe Bulqizës janë dëmtuar rëndë si pasojë e termetit të së shtunës, me mangnitude 5.1 i shkallës rihter.

Frika e përsëritjes së një tërmeti më të fortë, bëri që dhjetra banorë ta kalojnë natën jashtë.  Xhelal Bushit banor në fshatin Dukagjin të Matit tregon tmerrin që përjetuan famljarët në momentin e lëkundjes që zgjati disa sekonda.

Shtëpitë  e Hysni e Hysen Doçi më të dëmtuarat në fshatin Macukull të Matit. Ata thonë se vlera e dëmeve është e madhe port hone se fatmiresisht nuk pati viktima.

Për të parë situatën nga afër, në zonën më të prekur nga tërmeti, ishte edhe drejtori i përgjithshëm i emergjencave Civile, Haki Çako i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Dibër. Çako tha se po bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme si dhe familjeve që kanë banesat e pabanueshme do tju vihet në dispozicio çadra.

Në të tre bashkitë e Qarkut Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos, numri i banesave të dëmtuara nga lëkundjet zyrtarisht është 173. 90 janë në Mat, 47 Bulqizë dhe 36 Klos./V-plus

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY